LAJMI I FUNDIT:

10 zyrat më të veçanta në botë për vitin 2018

10 zyrat më të veçanta në botë për vitin 2018

Zgjedhjet e këtij viti për zyrat më të veçanta të botës kanë karakteristika unike që mbulojnë çdo nevojë – filluar nga baret e akulloreve deri te dhomat dixhitale të relaksit. Përtej përfitimeve, ato janë gjithashtu hapësira të këndshme për syrin, në të cilat punohet, arrihen afatet apo hidhen hapat për shpikjen e radhës.

Codigo Del Sur, Uruguaj


Codigo Del Sur, është një kompani për zhvillimin e aplikacioneve mobile, ku e ktheu një rezidencë të viteve 1920 në një zyrë, duke kombinuar luksin dhe sofistikimin me frymën futuriste të kompanisë.

Brenda shtëpisë tre katëshe me 15 dhoma ju do të gjeni divane prej lëkure të Chesterfield, një piano dhe pjesë të artit që rivalizojnë super kompjuterët nga një e ardhme pas apokaliptike, shkruan INC, përcjell Telegrafi.

Zyra vjen me një bibliotekë dhe hapësira të shumta pune, duke përfshirë kuzhinat në çdo kat, sallë për lojëra dhe një kopësht jashtë. Ekziston edhe një pishinë që punonjësit e përdorin çdo të premte në verë dhe dy oborre të brendshme.

Bumble, Teksas

Zyra e rrjetit social për takime ka zgjedhur stilin e saj duke përdorur elemente të bletëve.

Zyra është e dominuar nga format e hojeve të bletës, raftet po ashtu dhe drita janë si ngjyra e mjaltit. Nëpër muret e zyrës janë të vendosura mesazhe frymëzuese si “Bëhuni shef ekzekutiv me të cilin prindërit tuaj kanë dëshiruar gjithmonë që ju të martoheni”.

Personeli i Bumble, i cili është i përbërë 85 për qind nga femrat, gëzon një dhomë private për nënat me fëmijë. Gjithashtu, punëtorët kanë një dhomë relaksi ku mund t’i presin flokët, të bëjnë manikyr dhe pedikyr.

Hutch, Kaliforni

Nuk është një surprizë që Hutch, një aplikacion që ju lejon të dizejnoni virtualisht shtëpinë tuaj, nuk do të zhgënjente në dizajnin e zyrës së tij. Qëllimi: të krijoni një hapësirë që ngjall kreativitet dhe komfort.

Zyrat e Hutch janë dekoruar duke pasqyruar një pjesë specifike të qytetit në çdo dhomë. Kompania ka dizajnuar hapësira të tilla si kuzhina dhe sallat e konferencave, me aplikacionin e vet.

Banjat, ndonëse të vogla, janë të dekoruara me shumë ngjyra dhe me modele të guximshme të mureve. Jashtë tualetit, një artist krijoji një mural me filtrat e preferuara të kompanisë.

Instagram, Nju Jork

Kur hyni në zyrën e Instagramit në dyqanin e vjetër të Wanamaker, do të gjeni një “Mur dixhital” që mbulon një përmbajtje nga komuniteti botëror i Instagramit me 800 milionë përdorues. Fotot e murit janë gjithashtu me burim nga Instagrami.

Krenaria e zyrës është bari i lëngjeve dhe akulloreve. Mbi 18 shije dhe lëngje bëhen me porosi, me emra të frymëzuar nga Instagram, të tilla si Gingham dhe X-Pro. Mbi 20 shije akulloresh janë në dispozicion.

L’Oreal, Paris

Kompania botërore e kozmetikës franceze u bashkua me agjencinë e arredimit të brendshëm Maison Sarah Lavoine për të ndihmuar në dizejnimin e kampusit të ri të zyrave të vendosura në brigjet e Senës.

Zyra ka një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse, të mobiluar me tavolina dhe karrige të ulëta në blu të ndritshme dhe rozën e ëmbël. Pllakat e qelqit janë në tonet e tokës që zbutin atmosferën e zyrës.

Kampusi i ri përmban rreth dy mijë punëtorë dhe përmban disa kopshte dhe një tarracë në katin e 8-të me pamje nga Parisi dhe La Defense. Ekziston gjithashtu një sallon bukurie dhe dhoma dixhitale relaksimi në dispozicion për punëtorët.

Ideas Lab Offices, Shanghai

Ideas Lab, një laborator kërkimor teknologjik, firmosi me firmën X + Living për të ndërtuar një zyrë me temë “Epoka e Informacionit”.

Kati i dytë, i cili gjithashtu përfshin një hapësirë për punë, është vendi ku ekipi i R & D punon në komercializimin e njohjes së fytyrës dhe aplikacioneve të realitetit virtual.

Edrington, Nju Jork

E vendosur në distriktin e Flatiron, Nju Jork, një kompani ndërkombëtare, u bashkua me firmën e dizajnit Gensler për të krijuar një hapësirë të sofistikuar që vë theksin në drurin antik.

Hapësirat e punës janë të projektuara për të pasqyruar historinë e kompanisë. Dhoma kryesore e konferencës përmban një instalim ndriçimi të përbërë nga fuçitë e vjetra të brendit.

GIPHY, Nju Jork

Platforma e njohur për GIF kishte tre kërkesa për firmën Architect AF, kur erdhi për rregullimin e zyrës së saj: zyra të hapura, një kuzhinë me restorant dhe dhoma krijuese fleksible.

Për t’u çlodhur, punëtorët mund të shkojnë në bodrumin e GIPHY, i cili funksionon si hapësirë krijuese dhe zonë për lojëra të ndryshme. Ekziston gjithashtu një kafene me shërbim të plotë dhe sallë pritjeje të mbushur me art.

NewDay Offices, Londër

Firma financiare bashkëpunoi me kompaninë e dizajnit Oktra për të ndërtuar një hapësirë pune moderne që maksimizon bashkëpunimin në një ndërtesë të epokës viktoriane.

Ideja ishte të krijonte një hapësirë bashkëkohore, duke ruajtur ende karakteristikat origjinale të shekullit të XVIII-të. Për shembull, forma dhe peizazhet unike janë në kontrast me muret me tulla të kohës.

Dplus Global, Guangzhou

Kompania e produkteve natyrale Dplus Global largohet nga zyra tradicionale për një me ngjyra dhe linja të theksuara.

Tavolina e pritjes në formë varke i jep ngrohtësi të gjithë hapësirës – një zgjedhje e projektuar për të pasur rehatinë dhe çlodhjen në zyrë. /Telegrafi/