Numri i të prekurve me HIV të regjistruar në Klinikën Infektive që nga janari e deri tash është 10 raste të reja, por ka informata që ka edhe raste të tjera të reja që pritet të vijnë.
Kështu bën të ditur shefi i repartit të HIV-it, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Murat Mehmeti, derisa thotë se ky numër pritet që të rritet në vazhdimësi.
Mehmeti në një prononcim për KosovaPress, tha se sipas informacioneve të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, numri i rasteve të prekura me HIV, është më i madh sesa që është i evidentuar.
“Sa i përket rasteve të regjistruara në klinikën tonë, deri në këto momente kur po flasim, i kemi të regjistruara 10 raste të reja, prej janarit deri më tani. Edhe pse kam informata, ka edhe raste të tjera të reja që pritet të vijnë. Ndërkohë, sipas informatave që i kam nga Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik, numri i rasteve është më i madh se sa që ne i kemi në evidencën tonë, sepse në Klinikën Infektive vijnë rastet kur ata vendosin që të trajtohen apo të marrin terapi nga ana e klinikës tonë. Mirëpo, gjithmonë ndodhë që të ketë edhe raste të cilat edhe pasi të identifikohen si HIV pozitiv, për një arsye ose tjetër mund të mos vijnë që të vazhdojnë trajtimin në Klinikën Infektive”, tha Murati.
Profesionsti shëndetësor, Murat Mehmeti potencoi se aktualisht një pacient i prekur nga HIV-i, është i shtrirë në Klinikën Infektive, i cili po merr trajtim mjekësor. Ai shtoi se homoseksualët janë komuniteti më i prekur nga ky virus.
“Po, aktualisht e kemi një rast i cili është i shtirë në klinikën tonë, për shkak të gjendjes më të rëndë të cilën ai e ka…Realisht krahasuar me vitet e kaluara, ose më mirë të themi në tri-katër vitet e fundit kemi tendencë të rritjes së numrit të rasteve të reja dhe kjo tendencë është në rritje e sipër…Sa i përket shkaktarëve të rritjes, fakti që shumica e rasteve të reja që ne i kemi të evidentuar vitet e fundit, kryesisht i takojnë moshës së re dhe kryesisht i takojnë komunitetit të homoseksualëve, kjo për faktin se mundësia e bartjes së infeksionit është shumë më e madhe te homoseksualët sesa tek heteroseksualët”, potencoi Murati.
Ndërkaq, Murati shtoi se moshat më të prekura nga HIV janë ata 20 deri në 25 vjeç dhe që kryesisht i takojnë gjinisë mashkullore. Ai shtoi se ky repart ka mungesë të stafit të mesëm, derisa potencoi se qëndrojnë mirë sa i përket furnizimit me barna esenciale.
“Mosha kryesore mesatare e cila është në evidencën tonë sidomos viteve të fundit janë kryesisht mosha prej 20 deri 25 vjeçe dhe kryesisht i takojnë gjinisë mashkullore. Aktualisht qëndrojmë mirë, sa i përket furnizimit me barna dhe në përgjithësi mund të them se këto vitet e fundit, nuk është se kemi pasur ndonjë problem. ky repart në të cilin trajtohen pacientë me sëmundje seksualisht të transmetueshme por edhe sëmundjet e tjera, është një repart përveç rasteve që trajtohen me HIV, është repart që trajtohen edhe rastet e tjera, dhe duke qenë se kemi rritje të numrit të rasteve me HIV, ne kemi mungesë të kuadrit të mesëm, kjo është problemi kryesor, jo vetëm për ne por edhe për Klinikën Infektive”, tha Murati.
Se numri i rasteve të prekura me HIV është në rritje e sipër, e thotë edhe drejtori i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”, Safet Blakaj, i cili u shpreh se përdoruesit e drogës, marrëdhëniet intime mes gjinisë së njëjtë dhe faktorë të tjerë, po ndikojnë në shtimin e rasteve me HIV.
“Sipas informatave të Institutit të Shëndetit Publik janë dy tre vitet e fundit, posaçërisht viti i kaluar që është në rritje të shpejtë infeksioni i HIV-it. Kosova përndryshe ka qenë me propalencën shumë të ulët të HIV-it në Kosovë. janë disa kategori të popullatave që janë në rrezikshmëri të lartë, çfarë janë përdorues të drogave, meshkujt që bëjnë seks me meshkuj, gratë që kanë seks komercial…Këtu është parë që ka problem edhe tek popullata e përgjithshme mendoj që numri është rritur shumë shpejtë…Është një lloj alarmi”, tha Blakaj.
HIV është një virus që sulmon sistemin imunitar – mburoja e trupit kundër baktereve dhe viruseve me të cilat është në kontakt të vazhdueshëm. Simptomat e HIV-it janë ethet, dhimbja e kokës, lodhja, nyje limfatike të fryra, dhimbje të fytit dhe skuqje. HIV mund të bartet nga personi në person vetëm përmes lëngjeve trupore, si gjaku, sperma, dhe lëngu vaginal. HIV është gjendja që çon në sindromin e mungesës së imunitetit të fituar (AIDS). AIDS konsiderohet të jetë faza finale e HIV, e njohur gjithashtu si HIV i fazës 3. Me trajtim, shumica e personave që kanë HIV nuk kanë gjasa që të zhvillojnë AIDS.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë , që nga fillimi i epidemisë mbi 85 milionë njerëz janë infektuar me virusin HIV, derisa rreth 40 milionë të infektuar kanë vdekur nga HIV. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania