Ne do t'ju paraqesim disa nga llojet kryesore te racave të maceve në mënyrë që ju të dini se ç’maçok jeni duke futur në shtëpi.


persiiann

Persianet  Kjo është një nga racat më popullore të maceve në botë. Macja persiane është shumë leshatore dhe “dembele”. Ajo është një mace aristokrate, e cila si racë e pastër gjendet rrallë.

exotic shorthair cat2

Ekzotiket Macet ekzotike renditen për nga popullariteti pas maceve persiane. Këto mace janë ndër më të mirat për t’ju bërë shoqëri në prehër.

mainecon.JPG

Maine Coon Kjo është një mace goxha e madhe në përmasa dhe e ka origjinën nga Amerika.

Ragdoll Cat Breed 76

Ragdoll Raca ragdoll është shumë e këndshme, mëson shumë shpejt dhe ngjan shumë me një qen për nga sjellja dhe zgjuarsia.

Flokëshkurtrat britanike Kjo mace është më e famshmja në Britani. Ajo është e dashur, e qetë dhe është e përshtatshme të mbahet nëse keni dhe kafshë të tjera.

Abessinierkater1

Abisinianet Macet e racës abisiniane janë të bukura, të zgjuara dhe të shkathëta.

american shorthair fi

Flokëshkurtrat amerikane Raca “flokëshkurtra amerikane” është një nga më të përhapurat në SHBA.

sfinksdd

Sfinksat Macet e kësaj race janë “të shëmtuara”, pa flokë dhe me një pamje jo shumë të këndshme. Jo çdokush do të dëshironte të mbante një mace të tillë në shtëpi.

cute siamese kitten

Siamezet  Këto janë macet shtëpiake më të vjetra. Macet siameze janë të bukura, kanë pamje aristokrate, por janë hijerënda, veçanërisht ato me ngjyrë të zezë.

birmanfull

Birmanet Macet e racës birman janë shumë të ëmbla. Origjina e tyre është Azia. /Telegrafi/