LAJMI I FUNDIT:

10 nuanca HIT të buzëkuqve për pranverë, sipas zgjedhjes së damave hollivudiane

10 nuanca HIT të buzëkuqve për pranverë, sipas zgjedhjes së damave hollivudiane
BEVERLY HILLS, CA - FEBRUARY 28: Model Chrissy Teigen attends the 2016 Vanity Fair Oscar Party Hosted By Graydon Carter at the Wallis Annenberg Center for the Performing Arts on February 28, 2016 in Beverly Hills, California. (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images)

Edhe pse grimerët kanë paralajmëruar trendin plot perishane dhe shkëlqim, damat e njohura kanë ndryshuar tërë gjërat dhe kanë iniciuar këtë trend të cilin do ta dëshironi edhe ju!

Hiti i grimit për pranverë dhe verë 2017 është quajtur “Bukuria e re”, dhe është ideale e dukjes natyrale të grimit të butë, posaçërisht të buzëkuqit ngjyrë teni, shkëlqim pangjyrësh dhe nuanca të buta ngjyrë vjollce, transmeton Telegrafi.

Trendin e këtillë në ndarjen e “Oskarëve” e kanë bërë dama të shumta siç janë: Charlize Theron, Jennifer Aniston dhe Scarlett Johansson.

Natyrisht, ky trend i grimit mund të plotësohet edhe me buzëkuqin ngjyrë të kuqe të zjarrtë siç ka bërë edhe e famshmja Nicole Kidman.

Mirëpo, nëse nuanca ngjyrë të kuqe të zjarrtë ju është bërë paksa monotone, atëherë vendosni për buzëkuqin me ngjyrë të kuqe të errët të lëvores së gështenjës i cili është hit i vërtetë i këtij sezoni, ndërsa mu kjo nuancë e buzëkuqve ka bërë që fituesja e çmimit “Oskar”, Ema Stone, të duket krenare.