LAJMI I FUNDIT:

10 milionë lekë shpërblim për të zbuluar autorin vrasjes së Artan Cukut (Video)

10 milionë lekë shpërblim për të zbuluar autorin vrasjes së Artan Cukut (Video)

Policia e Tiranës trefishon shpërblimin për informacione të vlefshme që do të çojnë në zbardhjen e vrasjes së ish drejtuesit të policisë Artan Cuku, mbrëmjen e 8 prillit në kryeqytet.

Sipas burimeve nga uniformat blu, nga 3 milionë lekë shpërblimi i vënë në dispozicion shkon në 10 milionë, ndërkohë që garantohet ruajtja e anonimatit. Pak ditë më parë policia publikoi edhe pamjet e një personi i cili dyshohet se është autori i vrasjes së bujshme.


Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve që të çojnë në rrugën e kosovarëve ku banonte komisari. Në pamjet e publikuara nga policia, personi duket i veshur me tuta sportive, dhe mban në kokë një kapele të bardhë që i mbulon fytyrën.

Qytetarët telefonojnë në polici: E pamë vrasësin e Artan Cukut (Video)
Lexo po ashtu Qytetarët telefonojnë në polici: E pamë vrasësin e Artan Cukut (Video)

Në numrin e vënë në dispozicon nga policia, këto ditë kanë mbërritur dhjetra telefonata për të cilat janë kryer verifikimet përkatëse të cilat kanë rezultuar pa sukses për të mbledhur informacione konkrete që mund të çojnë në identifikimin e autorëve dhe motivet e ngjarjes.

Ndërkohë hetimet për vrasjen e bujshme po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Hetimet, thonë burimet, janë fokusuar në 3 pista, ajo për shkak të gjakmarrjes, për shkak të detyrës dhe pista për shkak të konflikteve në fushën e policive private , ku i ndjeri Cuku administronte një shoqëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Kronika e Zezë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Lajme
Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Kronika e Zezë
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori