Eleganca ishte e bollshme në çdo tapet të kuq në vitit 2021, me yjet që kompensonin kohën e humbur para kamerave si shkak i pandemisë.

Nuk ishin fustane e zakonshme të princeshave, por kreacione të veçanta që portretizonin ikonat e dikurshme të Hollywoodit.


Përveç tyre, kishte fustane që jepnin deklarata politike dhe pamjet antiplumb që bënë llojin e tyre të historisë.

Më poshtë ua sjellim 10 fustanet që përcaktuan vitin që lamë pas:

Lady Gaga në Schiaparelli

Inagurimi i Presidentit të SHBA-ve 45 në fustanin Schiaparelli antiplumb ishte një nga ditët më krenare të jetës së Lady Gaga. “Nuk e di nëse njerëzit e dinë këtë për mua, por nëse nuk do të isha kjo që jam sot, do të kisha qenë një gazetare luftarake”, tha ajo për British Vogue për takimin e saj të rëndësishëm.

Gaga post scaled

Kim Kardashian në Balenciaga

Fustani më i përfolur i vitit shkon për Kim Kardashian West dhe pamjen e saj të plotë nga Balenciaga në Met Gala, i dizenjuar nga Kanye West në bashkëpunim me Demna Gvasalia.

GettyImages 1340144107

Zoe Kravitz në Yves Saint Laurent

“Është shumë e guximshme dhe shumë shkëlqyese”, ishte mënyra se si Kravitz e përmblodhi pamjen e saj në Met Gala para ngjarjes. Edhe ky paralajmërim nuk mund të na përgatiste për efektin rrënqethës të fustanit të saj kristal, të krijuar nga diamante të vogla YSL.

GettyImages 1340176588 scaled

Angelina Jolie në Versace

Vajza e përjetshme e Versace, Angelina Jolie, i shkriu rrjetet sociale me fustanin e saj të argjendtë që solli elegancën e super heronjve në turneun e shtypit të Marvel.

GettyImages 1348839880 scaled

Zendaya në Valentino

Zendaya, e cila u ndal në Oscars për të dhënë një çmim, vodhi kurorën për paraqitjen e mahnitshme në tapetin e kuq falë fustanit të saj Valentino, i cili frynte nga era së bashku me flokët e saj të gjata. Pothuajse çdo fustan nga ikona e ardhshme e modës ka qenë me vlerë të përmendet këtë vit.

shutterstock editorial 11875380xa scaled

Billie Eilish në Oscar de la Renta

Pas fotografive transformuese të kopertinës së Vogue britanike të Eilish, e cila portretizoi gratë e Hollywoodit të Vjetër, ylli i popit mori vëmendje me një paraqitje shumë më ndryshe se në çdo herë tjetër.

shutterstock editorial 12448003i

Rihanna në Balenciaga

Rihanna kishte gjithmonë vëmendjen e plotë në tapetin e kuq të Met Gala, por kameleoni i modës dha një pamje ndryshe nga çdo gjë që kemi parë prej saj më parë. Fustani i saj i veçantë Balenciaga, me kapelën e tij të këndshme dhe bizhuteritë, ishte gjithashtu i ndryshëm nga fustanet e tjerë të markës në ballo.

shutterstock editorial 12442601lb scaled

Cynthia Erivo në Valentino

Erivo i dha shkëlqim sezonit të çmimeve gjysmë të digjitalizuar duke veshur Valentino në Golden Globes. Fustani i gjelbër skulpturor theksoi faktin se asgjë nuk do ta prishte argëtimin e saj në tapetin e kuq këtë vit. Mesazhi? Mos u ngatërroni me këtë adhurues të guximshëm të modës.

GettyImages 1304616646 scaled

Michaela Coel në Maximilian

Coel u shfaq në “TV BAFTAs” në një pamje origjinale nga ylli në rritje i Londrës, Maximilian Davis. Fustani statujë me një rrip dramatik të shpinës, i cili u frymëzua nga autostradat e Trinidadit me të cilat prindërit e taksistëve të stilistit udhëtonin gjatë fëmijërisë së tij, ishte një nga pjesët e para që Davis bëri në dhomën e tij të gjumit përpara se të aplikonte për Fashion East.

shutterstock editorial 12021054gl scaled

Alexandria Ocasio-Cortez në Brother Vellies

Alexandria Ocasio-Cortez bëri bujë gjatë paraqitjes së saj të parë gala në Met , e veshur me një fustan të bardhë Brother Vellies me mesazhin politik: "Taksoni të pasurit". Pamja u bë virale teksa kongresmenja demokrate-socialiste shprehu besimin e saj se “tashmë është koha për kujdesin ndaj fëmijëve, kujdesin shëndetësor dhe veprimin ndaj klimës për të gjithë”. Një shembull vërtet i shkëlqyer i përdorimit të modës si një platformë për ndryshim. /Telegrafi/

GettyImages 1340141004202 scaled