LAJMI I FUNDIT:

1 milion abonues në kanalin zyrtar të RedBox – Paralajmërohen shumë risi nga shtëpia e hiteve pas suksesit historik

1 milion abonues në kanalin zyrtar të RedBox – Paralajmërohen shumë risi nga shtëpia e hiteve pas suksesit historik

Bëhet fjalë për shtëpinë e hiteve prej ku dolën këngët më të dëgjuara të viteve të fundit dhe për top producentin i cili qëndroi prapa kësaj kompanie.

Bëhet fjalë për RedBox Entertainment, kompaninë muzikore e cila arriti që për një kohë shumë të shkurtër të arrijë të vë bazat e kompanisë më të fuqishme muzikore shqiptare.

Natyrisht, në krye të këtij suksesi është Big Bang, emri i të cilit është Arbër Gjikolli – producenti i cili me prekjen e tij magjike nuk la artist pa bërë superyll, e këngë pa bërë hit.


Ndër artistët që vitet e fundit u katapultuan me superhite në skenën vendore e ndërkombëtare nga RedBox janë Gjiko, Era Istrefi, Dhurata Dora, Lumi B, Ledri Vula, Skerdi e shumë të tjerë.

https://www.instagram.com/p/BwhwqkaBl0m/

Së fundmi suksesin e jashtëzakonshëm të RedBox e konfirmoi edhe YouTube, ku kanali zyrtar i kompanisë muzikore arriti 1 milion abonues.

Ky është konfirmim i punës së jashtëzakonshme të bërë nga i gjithë ekipi i RedBox i udhëhequr nga Big Bang.

Natyrisht, ky sukses nuk kaloi pa u festuar. Në ambientet e studios u festua me shampanjë e me atmosferë, ndërkaq themelusi dhe lideri, Big Bang teksa po shijon momentin, refuzon të kënaqet me suksesin.

https://www.instagram.com/p/BzbXB3tB3G_/

“Gjëra të reja po vijnë”, paralajmron ai teksa festa mes miqve nga Redbox dhe estrada është evidente.

Koha është për festë, dhe RedBox meriton ta shijojë atë, por askush nuk e di se edhe sa hite na presin në të ardhmen e afërt nga ky label që revolucionarizoi skenën e muzikës moderne shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Kalo në kategori