Janë afro një miliard e 500 milionë euro mjete financiare të Fondit të Privatizimit dhe Trustit Pensional të Kosovës, të cilat mbahen ose të ngrira ose të investuara në tregjet ndërkombëtare, mjete këto, të cilat asnjëherë nuk u investuan në projektet zhvillimore të vendit.
Ndërkaq, premtimet e koalicionit aktual, të Qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa se me të marrë pushtetin, ata do bëjnë çmos, në mënyrë që sa më parë t\’i kthejnë paratë e AKP-së dhe ato të Trustit Pensional, nuk ishin gjë tjetër, pos një premtim mashtrues elektoral i partive në pushtet,shkruan gazeta Kosova Sot.
Analistët e ekonomisë dhe fushës së financave dhe deputetët opozitarë thonë se me mbajtjen e këtyre parave nëpër bankat jashtë vendit, Kosova ka humbur shumë. Sipas tyre, këto para do të mund të ndihmonin për mëkëmbjen e ekonomisë së Kosovës dhe nga mbajtja e tyre jashtë vendit Kosova përfiton shumë më pak.
Deputeti opozitar, Bali Muharremaj, në një prononcim për “Kosova Sot” thotë sikur këto mjete të kishin hyrë në funksion përmes sistemit bankar për zhvillimin ekonomik të Kosovës, efektet në ekonomi do të ishin shumë më të mëdha.
Sipas situatës së deritanishme, thekson Muharremaj, Kosova eksportin më të madh e ka pasur në eksportimin e parave, pikërisht mjeteve e Trustit.
Po të ishin kthyer këto mjete të fondit të Privatizimit në Kosovë, do të kishin nxitur investime dhe do të krijoheshin vende të reja të punës, sepse do të rritej potenciali i kapitalit të bankave komerciale dhe do të jepnin kredi me kushte më të volitshme. Kjo nuk ka ndodhur. E njëjta gjë ndodhi edhe me Trustin Pensional edhe këto mjete për fat të keq janë jashtë sistemit bankar të Kosovës”, vlerëson Muharremaj.
Sipas deputetit opozitar, mjetet që Kosova ka mbajtur jashtë vendit, përveçqë kanë ndikuar negativisht në moszhvillim ekonomik, kanë ndikuar edhe në tërheqjen e investitorëve të huaj në Kosovë. Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës ka të drejtë të themelojë fonde si ai i Kreditimit, mirëpo ato fonde duhet të bazohen në koncepte dhe strategji të zhvillimit ekonomik.
“Në rast se këto mjete kthehen, duhet të bëhet një analizë më komplekse dhe të dimë se ku po shkojnë këto mjete dhe çfarë kahu po i japim. Hapi i parë, që duhet të bëhet, është të vendoset që këto mjete të kthehen dhe përmes sistemit bankar të orientohen, por me një projekt zhvillimor dhe jo me deklarata”, thotë deputeti Muharremaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Pesë arsye pse janari konsiderohet muaji më i “gjatë” i vitit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?