LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i regjimit sirian: Turqia në zonat e pushtuara po vepron si Izraeli

Zyrtari i regjimit sirian: Turqia në zonat e pushtuara po vepron si Izraeli

Sot në Soçi të Rusisë është mbajtur takimi i dhjetë me radhë në mes të “Shteteve garantuese në bisedimet e paqes për Sirinë” që janë Rusia, Turqia dhe Irani.

Në deklaratën që është publikuar në media thuhet se është rënë dakord për mbrojtjen e integritetit territorial të Sirisë, garantimin e kushteve për kthimin e sirianëve në shtëpitë e tyre dhe lirimin e një numri të vogël të burgosurish.

Në disa nga pikat tjera që palët janë pajtuar janë edhe vazhdimi i luftës kundër terrorizmit, eliminimi i elementeve të DAESH/ISIL, luftimi i grupeve të lidhura me Al Kaidën dhe personave që janë të lidhur me terrorizmin që gjenden edhe në listën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.


Gjithashtu në deklaratën e publikuar në media thuhet se shtetet garantuese kanë theksuar nevojën për krijimin e kushteve për kthimin e refugjatëve ne shtëpitë e tyre.

Bashar al-Jaafari, i cili përfaqëson regjimin e Sirisë në OKB, ka thënë se nuk do të ketë kompromis sa i përket shtrirjes së kontrollit nga ushtria në të gjithë Sirinë, përcjell Telegrafi.

Ai ka sulmuar ashpër Turqinë, e cila mbështet grupet opozitare në konfliktin sirian, duke e quajtur si pushtuese të territoreve siriane.

“Autoritetet turke jo vetëm që kanë kryer pushtime në Siri, por edhe kanë bërë zëvendësimin e identitetit sirian me atë turk, duke përsëritur atë që ka bërë Izraeli në Lartësitë e Golanit”, deklaroi ai.

Kujtojmë, Rusia dhe Irani në konfliktin e Sirisë mbështesin regjimin sirian, ndërsa Turqia mbështet grupet opozitare siriane që luftojnë regjimin e Asadit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Parashutistët ukrainas ndalin sulmin rus në Donetsk, ushtarët e Putinit fillojnë të tërhiqen kur mësojnë se janë shënjestër e artilerisë

Parashutistët ukrainas ndalin sulmin rus në Donetsk, ushtarët e Putinit fillojnë të tërhiqen kur mësojnë se janë shënjestër e artilerisë

Evropa
“Menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi” - momenti i arrestimit të shtetasit kosovar Liridon Rexhepi nga policia e Stambollit

“Menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi” - momenti i arrestimit të shtetasit kosovar Liridon Rexhepi nga policia e Stambollit

Turqia
Rusia thotë se “do të ndryshojë doktrinën bërthamore për shkak të rolit të Perëndimit në Ukrainë”

Rusia thotë se “do të ndryshojë doktrinën bërthamore për shkak të rolit të Perëndimit në Ukrainë”

Botë
SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

Evropa
Zelensky thotë se dy raketa balistike kanë vrarë 40 persona dhe 180 tjerë plagosën në Poltava

Zelensky thotë se dy raketa balistike kanë vrarë 40 persona dhe 180 tjerë plagosën në Poltava

Evropa
Kalo në kategori