LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot priti në takim zëvendës-sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma.

Po ashtu siç merr vesh Telegrafi, Verma do të pritet në takim edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ndërkaq, në një njoftim të Departamentit të Shtetit u tha se Verma do të vizitojë tri shtetet, Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se në Kosovë do të diskutojë për “normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve”.

Ndryshe, Verma ditë më parë në një postim në platformën X ka shkruar se me vizitën në tri shtete të Ballkanit kanë shprehur dëshirën për të rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit me vendet e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Zëvendës-sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma / Foto: Ridvan Slivova/
Zëvendës-sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma në takim me presidenten, Vjosa Osmani /Foto: Ridvan Slivova/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori