Zyrtarët më të lartë amerikanë të zbulimit, pritet të informojnë anëtarë me peshë të Kongresit për çfarë dihet dhe çfarë nuk dihet lidhur me një përpjekje të dyshuar ruse për të paguar militantë për sulme ndaj ushtarëve amerikanë dhe forcave të koalicionit në Afganistan.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi të mërkurën se Drejtorja e CIA-së, Gina Haspel dhe Drejtori i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare, Paul Nakasone do të takoheshin të enjten me të ashtuquajturin Grupin e të Tetëve.
Takimi do të jetë hera e parë që ligjvënësit do të informohen direkt nga zyrtarë veteranë të zbulimit lidhur me raportet se Rusia u kishte ofruar militantëve të lidhur me talebanët shpërblime për të vënë në shënjestër dhe vrarë trupa amerikane dhe të aleatëve.
Deri tani, informimet për akuzat, janë drejtuar nga Drejtori i Zbulimit Kombëtar, John Ratcliffe, një ish-anëtar i Kongresit që mori detyrën vetëm një muaj përpara, si edhe nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Robert O’Brien dhe Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, të cilët që të dy kanë më pak se një vit në këto poste.
Që të tre u kanë thënë vazhdimisht ligjvënësve se informacioni lidhur me programin e dyshuar rus për pagesat, nuk mund të konfirmohet, duke mbrojtur vendimin për të mos ia paraqitur këtë informacion presidentit Donald Trump.
“Personi që vendosi që herët nëse presidenti duhej të informohej në informimin për zbulimi në zyrën Ovale, është një punonjëse karriere me peshë. Dhe ajo e mori këtë vendim sepse nuk ishte e bindur në cilësinë e informacionit të zbulimit që kishte dalë”, u tha O’Brien gazetarëve të mërkurën.
Ai tha gjithashtu se Shtëpia e Bardhë po punonte për reagimet e mundshme ndaj Rusisë, nëse informacioni i zbulimit konfirmonte besueshmërinë e raporteve fillestare.
“Këto janë akuza të rëndësishme që nëse verifikohen, ju siguroj që presidenti do të marrë masa të forta. Kemi disa muaj që punojmë për opsionet e mundshme”, tha ai.
Por zyrtarë të tjerë nuk pranuan të flasin për hapat e mëtejshëm.
“Unë nuk do të flas para presidentit për masat. Dhe nuk flas para zbulimit”, tha sekretarja e shtypit, Kayleigh McEnany në një konferencë për shtyp.
Dhe vetë Presidenti Trump, të mërkurën vazhdoi ta hedhë poshtë akuzën për një komplot rus, si sajesë, fillimisht në Twitter dhe më pas në një intervistë në Fox Business News.
“No corroborating evidence to back reports.” Department of Defense. Do people still not understand that this is all a made up Fake News Media Hoax started to slander me & the Republican Party. I was never briefed because any info that they may have had did not rise to that level
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) July 1, 2020
“Nuk kemi dëgjuar asnjëherë më parë për këtë, sepse informacionet e zbulimit nuk konfirmuan asnjëherë të ishte në atë nivel. Shumë nga zyrtarët e zbulimit, nuk besonin që kishte ndodhur. Besoj se është një sajesë e ngritur mbi gazetat dhe demokratët”, tha ai.
Por disa njoftime të medieve po e sfidojnë këtë qëndrim.
Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar katër burime të qeverive amerikane dhe evropiane, njoftonte të mërkurën se Shtetet e Bashkuara kishin siguruar informacione të reja javët e fundit që mbështesnin besueshmërinë e pretendimeve se Rusia kishte ofruar militantëve të lidhur me Talebanët shpërblime për të sulmuar trupa amerikane dhe të koalicionit.
Edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Talebanëve, kanë folur duke thënë se programi ekzistonte.
“Komandantë të veçantë kanë marrë para dhe armë nga zbulimi rus. Këto janë grupe kriminale që punojnë në krah të muxhahedinëve dhe dëmtojnë reputacionin tone”, i tha gazetës Business Insider, Moulani Baghdadi, një komandant talebanësh nga Ghazni.
Mullah Manan Niazi, dikur zëdhënës i ish-udhëheqësit të Talebanëve, Mullah Omar, tha për The Daily Beast, se një program i tillë nuk do të kishte qenë i pazakontë.
“Talibanët janë paguar nga zbulimi rus për sulme ndaj forcave amerikane dhe ndaj forcave të ISIS-it në Afganistan, nga viti 2014 e deri sot”, tha ai.
Zyrtarë amerikanë të mbrojtjes dhe zbulimit, kanë pasur prej kohësh shqetësime për ndërhyrjen ruse në Afganistan, duke thënë shpesh se Moska kishte furnizuar Talebanët me armë dhe i kishte trajnuar.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo të mërkurën u përpoq t’i minimizonte shqetësimet.
“Fakti që rusët janë të angazhuar në Afganistan kundër interesave amerikane nuk është diçka e re”, tha ai duke shtuar se kur të ketë informacion të besueshëm që të lë të kuptosh që rusët po vënë në rrezik jetën e amerikanëve, “ne do të reagojmë me seriozitet”.
Megjithatë demokratët të mërkurën vazhduan të shprehin pakënaqësi dhe padurim me mënyrën se si po reagon administrata e Presidentit Trump.
Shtëpia e Bardhë tha se nuk ka të dhëna që trupat amerikane ishin dëmtuar.
“Departamenti i Mbrojtjes ka thënë se nuk di që ndonjë amerikan të jetë vrarë në lidhje me këtë informacion zbulimi të paverifikuar, që po vlerësohet aktualisht”, u tha McEnany gazetarëve të mërkurën në mbrëmje. /Zëri i Amerikës/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolitikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s
Rrëzohet një aeroplan në Arizona
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht