Zyrtarët gjermanë janë shprehur të shqetësuar pas raportimit të mediave se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të tërheqin mijëra trupa amerikane nga ky vend.
Reagimet vijnë pasi The Wall Street Journal dhe Der Spiegel, raportuan es presidenti amerikan, Donald Trump planifikon që të bëjë tërheqje masive të trupave amerikane.
The Journal ka raportuar se 9,500 pjesëtarë të personelit amerikan do të tërhiqen, ndërkaq Der Spiegel ka thënë se ndërmjet 5,000 deri në 15,000 pjesëtarë të personelit amerikan mund të tërhiqen nga Gjermania gjatë këtij viti. Në Gjermani janë të vendosur rreth 34,000 trupa amerikane.
“Raportet gjermano-amerikane mund të preken seriozisht nga një vendim i tillë i presidentit amerikan”, citohet të ketë thënë për agjencinë Dpa, Peter Beyer, zyrtari i Qeverisë gjermane për raportet me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë.
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas është cituar nga gazeta gjermane, Bild am Sonntag të ketë thënë se dy palët vazhdojnë të jenë të interesuara që të kenë bashkëpunim të ngushtë.
“Nëse do të ketë tërheqje të disa trupave amerikane, ne do ta marrim parasysh këtë. Ne jemi partnerë të ngushtë në aleancën transatlantike. Por, kjo çështje është e komplikuar”, është shprehur Maas.
Presidenti Trump që një kohë të gjatë është ankuar se Gjermania nuk ka përmbushur zotimet e saj në NATO, për të kontribuar 2 për qind të prodhimit në ushtrinë e saj. Qeveria e kancelares gjermane, Angela Merkel, ndërkaq është zotuar se do të rrisë shpenzimet për ushtri.
Ndërkaq, Polonia ka shprehur dëshirën e saj se disa nga trupat që mund të largohen nga Gjermania, të mund të vendosen në Poloni.
The Wall Street Journal ka cituar një zyrtar amerikan të ketë thënë se SHBA-ja e kishte planifikuar kohë më parë tërheqjen e trupave dhe ky vendim nuk ka të bëjë me tensionet ndërmjet Trumpit dhe Merkelit. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker