Zyrtare: Vitor Reis, lojtar i ri i Manchester Cityt

Klubi anglez, Manchester City ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e qendërmbrojtësit Vitor Reis nga Palmeiras.
Qytetarët kanë zyrtarizuar brenda 48 orëve edhe transferimin e dytë në afatin kalimtar të dimrit.
Pas transferimit të Abdukodir Khusanov nga Lensi, City ka konfirmuar edhe transferimin e Reis nga Palmeiras.
Është vet faqja zyrtare e kampionit të Ligës Premier që ka konfirmuar nënshkrimin me 19-vjeçarin, i cili thuhet t’i ketë kushtuar 35 milionë euro.
“Manchester City është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Vitor Reis nga Palmeiras”.
“Reprezentuesi i ri brazilian 19-vjeçar transferohet në Etihad Stadium me një marrëveshje katërvjeçare e gjysmë, duke e mbajtur atë në City deri në verën e vitit 2029”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































