Pas 11 viteve karrierë, Samir Ujkani largohet nga futbolli italian.

Portieri nga Kosova karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit turk tek skuadra e Rizesporit.


Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit turk, Rizespor kishte këmbëngulur për transferimin e Ujkanit.

E pas disa javëve negociatave marrëveshja mes palëve është arritur.

Samiri2

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me klubin e njohur turk.

Ujkani është prezantuar me fanellë të Riezsporit dhe iu ka bashkuar skuadrës në stërvitje.

Tek Rizespori kapiteni i Kosovës nuk do të jetë shqiptari i vetëm.

Samiri1

Pjesë e klubit turk është edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Ujkani ka bërë karrierë të gjatë në futbollin italian, ku ishte pjesë e skuadrave të njohura si Palermo, Chievo, Genoa, Novara, ndërsa së fundmi ishte tek Pisa, Latina dhe Cremonese. /Telegrafi/

telegrafi sport app