LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Thiago Motta, trajneri i ri i Juventusit

Zyrtare: Thiago Motta, trajneri i ri i Juventusit

Juventusi ka emëruar zyrtarisht Thiago Mottan si trajnerin e tyre të ri, pas sukeseve që italo-brazilini kishte me Bolognan, duke i dërguar në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët e shkarkuan Max Allegrin muajin e kaluar, vetëm disa ditë pasi ai fitoi Kupën e Italisë.


Thiago Motta ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2027 që besohet të jetë me vlerë 3.5 milionë euro në sezon plus bonuse që rriten në një maksimum prej 5 milionë euro.

“Jam shumë i lumtur që filloj një kapitull të ri në krye të një klubi të madh si Juventusi. Falenderoj pronarët dhe menaxhmentin, të cilët mund të jenë të sigurt për ambicien time për të mbajtur lart flamurin e Juventusit dhe për të kënaqur tifozët”, ka thënë Motta për faqen zyrtare të klubit.

Trajneri italo-brazilian i erdhi fundi i kontratës me Bolognan këtë muaj dhe vendosi të largohej për një përvojë të re në Torino.

Ai mbush 42 vjeç në gusht dhe e kaloi të gjithë karrierën e tij si trajner në Itali, duke stërvitur në klube si Genoa, Spezia dhe Bologna.

I lindur në Brazil, ai ka nënshtetësi italiane dhe ka luajtur 30 ndeshje për Azzurrët, duke shënuar një gol. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ferdinand bën një parashikim të guximshëm për Euro 2024, i thotë Southgatet të bëjë tri ndryshime te Anglia

Ferdinand bën një parashikim të guximshëm për Euro 2024, i thotë Southgatet të bëjë tri ndryshime te Anglia

Përfaqësueset
Mario Mitaj dhe Medon Berisha, rekordmenët kuqezi në Euro 2024

Mario Mitaj dhe Medon Berisha, rekordmenët kuqezi në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Ndërkombëtare
Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Përfaqësueset
A mund të përsëritet

A mund të përsëritet "Skandali i Gijonit" apo "Biskota" siç njihet ndryshe nga italianët në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori