Shkëndija komunikon vazhdimin e bashkëpunimit me portierin maqedonas Kostadin Zahov.

Kryesia dhe gardiani 33 vjeçar kanë gjetur akordin për kontratë të re me kohëzgjatje prej 2.5 viteve.


“Jam i lumtur që do të vazhdoj të përfaqësoj këtë fanellë ku kam arritur sukseset më të mëdha në karrierë”.

Zahov Shkendija 2023 1

“Shkëndija më ka dhënë shumë, por besoj se ja kam kthyer në të njëjtën mënyrë dhe vazhdimi i kontratës tregon se të dyja palët jemi të kënaqura me bashkëpunimin. I entuziazmuar shoh përpara për të tjera suksese”, deklaroi Zahov pasi firmosi kontratën e re me kuqezinjtë.

Dino Zahov u bashkua me Shkëndijën në janar të vitit 2016 dhe derisa po zhvillon sezonin e tij të gjashtë me kuqezinjtë është shndërruar në një prej pikave kyçe të skuadrës.

Ai ka regjistruar deri tani 176 paraqitje zyrtare me Shkëndijën, prej të cilave 137 në kampionat, 9 në Kupë dhe 30 përballje në Kupat e Evropës. /Telegrafi/

telegrafi sport app