LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Roma shkarkon menjëherë pas ndeshjes Ivan Juricin

Zyrtare: Roma shkarkon menjëherë pas ndeshjes Ivan Juricin

Ivan Juric nuk është më trajner i Romës, ku pronasia e klubit, Friedkins, kanë vendosur të shkarkojnë ish-trajnerin e Genoas, Veronas dhe Torinoss.

Ai e zëvendësoi Daniele De Rossi në 18 shtatorin e kaluar, duke qenë në krye të skaudrës vetëm për disa ndeshjes.

Pronësia amerikane sot gjatë gjithë ndeshjes ndaj Bolognas që u humb 3-2, u kontestua nga tifozët Giallorossi, ndërsa tani u mbetet të vendosin një trajner të ri në krye gjatë pushimit të kombëtareve.


“Ne duam të falënderojmë Ivan Juric për punën e tij të palodhur në javët e fundit. Ai ka menaxhuar një mjedis të vështirë me profesionalizmin maksimal dhe për këtë ne i jemi mirënjohës. I urojmë të gjitha të mirat për të ardhmen e tij. Kërkimi për një trajner të ri tashmë ka filluar dhe do të shpallet në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e klubit.

Juric do të shkarkohet pa marrë parasysh rezultatin ndaj Bolognës, Roma gjen marrëveshje me trajnerin e ri
Lexo po ashtu Juric do të shkarkohet pa marrë parasysh rezultatin ndaj Bolognës, Roma gjen marrëveshje me trajnerin e ri

Për momentin, shanset për të parë ende De Rossin, i cili ka një kontratë që skadon në vitin 2027, në krye të Romës janë afër zeros, ndër kandidati më i besueshëm është Roberto Mancini.

Juric largohet nga Roma me bilanc negativ: 4 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje në 12 ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

La Liga
Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

La Liga
Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

La Liga
Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime

Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime

La Liga
Publikohen pamje nga fusha që e detyruan Walkerin t'i thoshte Felixit

Publikohen pamje nga fusha që e detyruan Walkerin t'i thoshte Felixit "nuk je Messi"

Serie A
Lojtarët e klubit të njohur kroat ende nuk i kanë marrë pagat e tyre në vitin 2025

Lojtarët e klubit të njohur kroat ende nuk i kanë marrë pagat e tyre në vitin 2025

Ligat tjera
Kalo në kategori