Qatar Sports Club ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit francez Presnel Kimpembe, i cili i bashkohet ekipit para mbylljes së afatit kalimtar në shtator 2025.

Qendërmbrojtësi 30-vjeçar, produkt i akademisë së Paris Saint-Germain, largohet pas gati dy dekadash te gjigantët francezë, ku grumbulloi mbi 240 paraqitje dhe fitoi një numër të madh trofesh vendorë.


Në sezonet e fundit, karriera e tij te PSG u ndikua nga lëndimet, ndërsa këtë vit nuk u përfshi as në listën e skuadrës për Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht interesimit nga klube evropiane si AC Milan, Kimpembe ka zgjedhur të hapë një kapitull të ri në Lindjen e Mesme.

Kontrata e tij me PSG ishte e vlefshme deri në qershor 2026, por palët arritën marrëveshje për ndërprerjen e saj të parakohshme.

Transferimi i tij te Qatar SC shënon fundin e një epoke të rëndësishme te parizienët, ku ai ishte pjesë e suksesit të madh të klubit dhe gjithashtu u kurorëzua kampion bote me Francën në vitin 2018. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app