LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Mesfushori shqiptar zgjat kontratën me Atletico Madridin

Zyrtare: Mesfushori shqiptar zgjat kontratën me Atletico Madridin

Keidi Bare dëshiron që të provojë shanset te skuadra e parë e Atleticos së Madridit.

E gjithë kjo pasi që skuadrës së Diego Simeones i është bllokuar mundësia për të blerë futbollistë gjatë verës.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, futbollisti i Atleticos dhe i Kombëtares Shpresa bën me dije se ka nënshkruar një kontratë së fundmi me skuadrën spanjolle, por pas pushimeve do të vendosë përfundimisht të ardhmen.


Ai deklaron se ndihet pjesë e skuadrës së parë, pasi prej një viti stërvitet thuajse rregullisht me të, grumbullohet shumë shpesh si dhe pret që të ketë shansin të tregojë vlerat gjatë sezonit në vijim.

“ Përafërsisht u bë gati një vit që unë jam pjesë e Atleticos, pra skuadrës së parë dhe vazhdimisht jam bërë pjesë e saj në grumbullime, në stërvitje apo kam qenë i pranishëm edhe në stol për disa takime, përveç debutimit në ndeshjen e Kupës. Gjithsesi, sa i përket lajmit për bllokimin e blerjeve, kam besim se kjo gjë më rrit disi shanset për të luajtur duke qenë se jam pjesë e skuadrës”.

“Dëshira ime është që të luaj dhe që të bëj gjithmonë më të mirën e mundshme. Se ku do ta shpreh këtë dëshirë, ende nuk e di dhe nuk mund ta them me siguri, megjithatë unë shpresoj që ta shpreh këtë dëshirë me Atleticon”.

“Po, vetëm se nuk mund të jap detaje. Grupi drejtues i skuadrës sheh të gjitha ndeshjet sepse unë sapo kam firmosur një kontratë të re me Atleticon dhe ata janë shumë të interesuar për paraqitjet e mia”.

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Casemiro drejt largimit nga Man Utd, mësohet destinacioni i mundshëm i brazilianit

Casemiro drejt largimit nga Man Utd, mësohet destinacioni i mundshëm i brazilianit

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori