Mbrojtësi Melos Zenunaj, do ta vazhdojë karrierën në klubin e vendlindjes së tij, Dukagjini I Klinës.

Pas gjashtë mujash pa angazim, Zenunaj që luajtur më parë te Flamurtari, Liria, Kukësi dhe Drita, do ta ndihmojë Dukagjinin, drejt objektivave për Evropë.


“Kemi kënaqësinë të njoftojmë për marrëveshjen e arritur me Melos Zenunajn. Zenunaj është bashkuar me pjesën tjetër të ekipit, duke shprehur gatishmëri të plotë për sfidat pranverore”.


“Mbrojtësi 25-vjeçar rikthehet në familjen tonë, pas disa aventurave në vendin tonë dhe në Shqipëri”.

“Rikthimi i një lojtari të rritur në radhët tona sjell energji dhe forcon objektivat që kemi vendosur si klub. Mirë se u riktheve në shtëpi, Melos!”, thuhet në njoftimin e klubit klinas. /Telegrafi/

telegrafi sport app