Prishtina përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale kanë bërë me dije se kanë ndarë rrugët me trajnerin francez Jean Michel Cavalli.

Klubi kryeqytetas bëri me dije se motivi që çoi në ndërprerjen e bashkëpunimit ka të bëjë me shëndetin e trajnerit.


Në fund Prishtina e falenderoi atë për kontributin që ka dhënë për kohën sa ishte në krye të bardhëekaltërve.

Njoftimi i plotë i Prishtinës:

“Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas një marrëveshjeje të përbashkët, FC Prishtina ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Jean-Michel Cavalli.

E falënderojmë trajnerin Cavalli për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës së tij në klub, duke i uruar shëndet të plotë dhe shumë suksese në të ardhmen, si në aspektin personal ashtu edhe profesional.

Merci, Mr. Cavalli!”, thuhej në njoftimin e Prishtinës./Telegrafi/

telegrafi sport app