Reprezentuesi i Kosovës ka ndërruar ambient sa i përket skuadrave të basketbollit.

Jaren Sina ka arritur marrëveshje me ekipin estonez Rapla, i cili bën gara në ligën elitare të këtij vendi.


Basketbollisti 23-vjeçar ka pasur mesatare prej nëntë pikëve, 3.2 asistimeve dhe 2.7 kërcimeve stinorin e kaluar në NCAA me ekipin George Washington University.

sina jaren 021115 usnews getty ftr vu9ymn5fm23k1sjqi3zwdqigo

Sina, 188 centimetra i gjatë nuk është pjesë e Kosovës në këto dy ndeshje kualifikuese që zhvillohen ndaj Lituanisë dhe Hungarisë, të vlefshme për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Rapla theksojmë se është aktualisht në pozitë të tretë të elitës basketbollistike të Estonisë, ku ka katër fitore dhe tre humbje.

Ndryshe, Kosova do të ballafaqohet sonte me skuadrën e Lituanisë, i cili do të fillojë në ora 19:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app