Zyrtare: Ilir Krasniqi, lojtar i ri i Polissya Zhytomyr

Klubi ukrainas, Polissya Zhytomyr ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Ilir Krasniqit nga ekipi tjetër nga kampionati i tyre, Kolos Kovalivka.
Pas Lindon Emërllahut, të cilin e konfirmuar menjëherë në fillim të vitit, klubi ukrainas ka zyrtarizuar tashmë edhe transferimin e Ilir Krasniqit me anë të një njoftimi në faqet zyrtare të klubit.
“Klubi i futbollit Polissya ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me mbrojtësin e ekipit kombëtar të Kosovës, Ilir Krasniqi”.
“Kontrata me lojtarin është nënshkruar për një periudhë 3.5 vjeçare. Iliri do të luajë nën numrin 16 në ekipin e Polissya”, thuhet në njoftimin e ukrainasve.
Ndryshe, Krasniqi ka përvojë në performancat e tij në Premier Leaguen e Ukrainës, gjë që duhet ta ndihmojë lojtarin të përshtatet shpejt me klubin e ri.
Ilir Krasniqi gjithashtu ka 17 ndeshje me ekipin kombëtar të Kosovës duke qenë një përvojë shtesë për ekipin ukrainas drejt arritjes së qëllimeve të këtij sezoni. /Telegrafi/





















































