Zyrtare: Florian Kamberi prezantohet te Rangers në krah të Steven Gerrard

Sulmuesi shqiptar, Florian Kamberi e ka mbyllur transferimin e tij te klubi i njohur skocez, Rangers.
Ai është paraqitur në krah të legjendës së futbollit, Steven Gerrard, që është trajner në këtë klub.
Kamberi është shfaqur i emocionuar për kalimin në klub në intervistën e tij të parë.
"Jam shumë i emocionuar. Që kur erdha në Skoci ka qenë një ëndërr për mua që të transferohem në Rangers dhe kjo ka ndodhur sot, kështu që unë jam një njeri shumë, shumë i lumtur", ishin fjalët e tij të para.
Në anën tjetër edhe trajneri Steven Gerrard ka folur fjalë të mëdha për sulmuesin.
"Ne e kemi vëzhguar atë për ca kohë dhe e dimë se çfarë mund t'i sjellë grupit. Ai është një sulmues golashënues, tek i cili besojmë se do të jetë në gjendje të kontribuojë në një mënyrë pozitive në atë që duam të arrijmë këtë sezon", ishin fjalët e Gerrard.
Kamberi te Rangers do ta mbajë fanellën me numrin 23. /Telegrafi/











































