LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Drita transferon Bunjamin Shabanin

Zyrtare: Drita transferon Bunjamin Shabanin

Bunjamin Shabani është zyrtarizuar si lojtari më i ri i klubit gjilanas, Drita.

Drita ka vazhduar me përforcime në këtë afat kalimtar dhe sot (e hënë) gjatë ditës ka prezantuar transferimin e tyre më të ri.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor Bunjamin Shabani, i cili është 28-vjeçar dhe ka lindur dhe rritur në Maqedoni.


Të gjitha lajmet rreth KF Dritës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth KF Dritës

Është vet klubi gjilanas, i cili ka zyrtarizuar transferimin e tij me anë të faqeve të tyre zyrtare.

” Mirë se erdhe Bunjamin Shabani”, thuhet në postimin e Dritës në Facebook.

Ndryshe, ky është transferimi i tetë i Dritës këtë verë, pasi më parë kanë nënshkruar me Ilir Blakçorin, Hamdi Namanin, Drilon Islamin, Izair Eminin, Darko Tofiloskin, Donat Hasanajn dhe Gilberto Fortunadon.

Në anën tjetër, Shabani në të kaluarën ka luajtur për skuadrat nga Maqedonia si Renova, Shkëndija, Bashkimi dhe Shkupi, ndërsa ka luajtur edhe në Shqipëri me Partizanin dhe në Kosovë me rivalin e urryer lokal, Gjilanin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori