Zyrtare: Bylbyl Sokoli merr drejtimin e Drenicës

15:"MERGIM MURTEZAJ
Trajneri Bylbyl Sokoli është emëruar trajner i ri i Drenicës, duke arritur marrëveshje njëvjeçare. Ai do ta zëvendësojë Megzon Visokën që u largua të martën nga klubi. “Sokoli gjatë ditës është prezantuar si kryetrajner i skuadrës në ambientet e klubit. ‘Profa’ ka qenë pjesë e shumë skuadrave shqiptare dhe kosovare, kurse tashmë do të jetë pjesë e klubit tonë për kampionatin 2024/25. Vazhdojmë...”, ka shkruar Drenica në Facebook. Drenica është në vendin e dytë në Grupin A të Ligës së Parë me 18 pikë nga tetë ndeshje, me një pikë më pak se Vëllaznimi e një më shumë se Trepça. Drenica me Megzon Visokën nuk kishte asnjë humbje në tetë ndeshjet e edicionit aktual, si asnjë skuadër tjetër në Superligë dhe në Ligën e Parë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































