Zyrtare: Bernardeschi nënshkruan me Juventusin (Foto)

42:"<> on July 24, 2017 in Turin, Italy. 12:"Getty Images
Federico Bernardeschi është futbollisti më i ri i gjigantit italian, Juventusit.
Juventusi po vazhdon me përforcime të mëdha para fillimit të sezonit të ri.
Pas zyrtarizmit të Douglas Costas, Mattia De Sciglios e Wojchie Sczcesnyt, tani radha i erdhi edhe italianit Bernardeschi.
Talenti italian pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore tani ka nënshkruar kontratë me Zonjën e Vjetër.

Bernardeschi i ardhur nga Fiorentina ka nënshkruar kontratë për pesë vitet e ardhshme apo deri në vitin 2022, ndërsa i ka kushtuar Juventusit plot 40 milionë euro plus pesë milionë bonuse dhe 10 për qind e kartonit nëse Zonja e Vjetër vendos ta shes.
Megjithatë, pagesa e Juventusit do të bëhet brenda tri viteve dhe jo e gjitha në këtë vit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































