Zyrtare: Barcelona nënshkruan me Lenglet, i vendos klauzolë të lartë
Clement Lenglet është lojtari më i ri i gjigantit spanjoll, Barcelona, i cili vjen nga Sevilla.
Pas zyrtarizimit të mesfushorit brazilian, Arthur Melo nga Gremio, Barcelona ka vazhduar me përforcime tjera.
Është mbrojtësi francez, Lenglet, i cili është zyrtarizuar nga Barcelona si lojtari i tyre më i ri.
Barcelona ka njoftuar se ka paguar klauzolën e lojtarit, teksa ka nënshkruar kontratë të vlefshme për pesë vite.
Klubi i madh spanjoll gjithashtu i ka vendosur Lengletit një klauzolë të lartë prej plot 300 milionë eurosh.
"Barcelona ka paguar klauzolën e largimit të mbrojtësit Clement Lenglet, i cili nuk është më lojtar i Sevillas".
"Klauzola e paguar ishte 35.9 milionë euro".
"Lojtari ka nënshkruar kontratë me klubin për pesë vitet e ardhshme deri më 30 qershor 2023, teksa ka një klauzolë largimi prej 300 milionë eurosh", njofton Barcelona. /Telegrafi/































