LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Aragon Jamal, përforcimi i madh i Gjilanit

Zyrtare: Aragon Jamal, përforcimi i madh i Gjilanit

Gjilani ka prezantuar me ardhjen e fundit në skuadër, ku bëhet fjalë për futbollistin e njohur që luan në disa pozita, Arago Jamal.

Futbollisti nga Gana rikthehet në ‘shtëpinë’ e tij për të nënshkruar dy vite kontratë me Gjilanin.

Pas aventurave në disa klube nga vendet arabe, 30 vjeçari është kthyer te ekipi me të cilin u promovua në futbollin kosovar disa vite më parë.


Saktësisht në edicionin 2015/2016, ai kishte arritur te Gjilani për të vijuar më pas karrierën te Prishtina dhe Drita, pastaj edhe në disa vende të tjera.

Jamal ishte në Bansko të Bullgarisë së bashku me Gjilanin dhe do të bashkohet sërish me klubin në ditët në vijim. /Telegrafi/