LAJMI I FUNDIT:

Zyra e Kryeministrit i referohet Kosovës si “Kosovë dhe Metohi”

Zyra e Kryeministrit i referohet Kosovës si “Kosovë dhe Metohi”

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka përkthyer një intervistë të kryeministrit, Albin Kurti dhënë për BBC-në në gjuhën serbe dhe ua ka dërguar mediave.

Në këtë intervistë, gazetari që ka realizuar intervistën i është referuar Kosovës si “Kosovë dhe Metohi, në pjesën kur flet për pozitën që Petar Petkoviq ka në Qeverinë e Serbisë.

Termi “Kosovë dhe Metohi” përdoret vazhdimisht nga Serbia dhe mediat atje kur i referohen Kosovës, pasi nuk e njohin si shtet.


Por, ajo që ka ngjallur reagim është fakti se Zyra e Kryeministrit Kurti në përkthimin e intervistës nuk e ka korrigjuar fare pjesën ku gazetari i referohet Kosovës si “Kosovë dhe Metohi”.

“Si pistë të dytë ai përmend bisedimet e ekipeve negociatore të udhëhequra nga Besnik Bislimi, nënkryetar i Qeverisë së Kosovës dhe Petar Petkoviq, shef i Zyrës për Kosovë dhe Metohi të Qeverisë së Serbisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në të kaluarën, partia në pushtet ka kritikuar disa herë mediat për këto lloj citimesh apo raportimesh. /Telegrafi/

Komunikata e Zyrës së Kryeministrit

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori