LAJMI I FUNDIT:

“Zyra Doganore e Tivarit 1928” (Video)

“Zyra Doganore e Tivarit 1928” (Video)

Arkiva e Ulqinit hapi ekspozitën fotodokumentare “Zyra Doganore e Tivarit, dokumentacioni për lejekalimet dypronësore nga viti 1928”.

Për herë të parë në ekspozitë prezantohen dokumente dhe fotografi që dëshmojnë për aktivitetin gjatë periudhës mes dy luftërave botërore në zonën kufitare midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.


Ekspozita dëshmon për banorët e brezit kufitar përgjatë Liqenit të Shkodrës dhe Lumit Buna si dhe shkëmbimet pas funksionalizimit të pikave kufitare midis dy vendeve. /VoA/