Zvicra pëson humbje në ndeshjen që kishte thirrje të shumta anti-Kosovë

Zvicra ka pësuar humbje ndaj Serbisë në Leskovc me rezultat 2-0, në një ndeshje ku tifozët serbë kanë bërë thirrje të shumta kundër Kosovës. Granit Xhaka luajti nga minuta e parë dhe ishte shumë stabil, por jo edhe lojtarët e tjerë të Zvicrës, duke pësuar kështu humbjen e tretë rresht në Ligën e Kombeve .

Ndërkohë mbrojtja e Zvicrës reagoi shumë plogësht në minutën e 61-të, kur Aleksandar Mitrovic shënoi për 2-0. Zvicranët kishi mundësi të ktheheshin në lojë, por Breel Embolo humbi penallti. Sulmuesi shqiptar, Andi Zeqiri luajti prej minutës së 70-të për Zvicrën dhe kishte një rast shumë të mirë me kokë, por që nuk përfundoi në rrjetë.


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































