LAJMI I FUNDIT:

Zvicra mund të ‘thyejë’ traditën shekullore për Ukrainën – shefi i OKB-së paralajmëron se “bota po shkon drejt ‘luftës më të gjerë’”

Zvicra mund të ‘thyejë’ traditën shekullore për Ukrainën – shefi i OKB-së paralajmëron se “bota po shkon drejt ‘luftës më të gjerë’”

Zvicra është afër “thyerjes” së traditës shekullore si një shtet neutral, pasi presioni rritet mbi qeverinë për t’i dhënë fund ndalimit të eksporteve të armëve zvicerane në zonat e luftës.

Për momentin, blerësit e armëve zvicerane janë të ndaluar ligjërisht të rieksportojnë ato armë.

Megjithatë, thirrjet nga fqinjët evropianë të Zvicrës për të lejuar transferime të tilla në Kiev janë rritur dhe dy komitetet e sigurisë të parlamentit zviceran kanë rekomanduar që rregullat të lehtësohen në përputhje me rrethanat, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


“Ne duam të jemi neutralë, por jemi pjesë e botës perëndimore”, ka thënë Thierry Burkart, kreu i partisë së qendrës së djathtë FDP, i cili i ka paraqitur një mocion qeverisë për të lejuar rieksportin e armëve në vendet me vlera të ngjashme demokratike si Zvicra.

Ndryshe, sipas rregullave zvicerane të neutralitetit, të cilat datojnë që nga viti 1815, Zvicra nuk dërgon armë direkt ose indirekt për luftëtarët në një luftë.

Në teori, vendet e treta mund të aplikojnë në Bernë për të rieksportuar armë zvicerane që kanë në stoqet e tyre, por leja pothuajse gjithmonë refuzohet.

Dhe kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë, bota mund të përballet me një “luftë më të gjerë” me afrimin e përvjetorit të parë të agresionit rus të Ukrainës, ka paralajmëruar shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Guterres i bëri thirrje botës që të “punojë më shumë” për të sjellë paqen.

Siç ka thënë ai, perspektivat e paqes “vazhdojnë të zvogëlohen” dhe “shanset për përshkallëzim të mëtejshëm dhe gjakderdhje vazhdojnë të rriten”.

“Kam frikë se bota nuk po ecën ‘përgjumshëm’ drejt një lufte më të gjerë. (Dhe) Ajo po e bën këtë me sy hapur”, tha ai.

Guterres tha gjithashtu se është koha që vendet me armë bërthamore të heqin dorë nga përdorimi i parë i të gjitha armëve bërthamore, duke përfshirë armët bërthamore taktike, një përdorim i mundshëm në luftën ruse në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Evropa
“Sot është një ditë e madhe”  - Trump thotë se do të zbulojë tarifat “reciproke” tregtare

“Sot është një ditë e madhe”  - Trump thotë se do të zbulojë tarifat “reciproke” tregtare

Amerika
Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?

Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?

Evropa
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Autori duhet të ndëshkohet dhe të largohet nga vendi, thotë Scholz

Autori duhet të ndëshkohet dhe të largohet nga vendi, thotë Scholz

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori