LAJMI I FUNDIT:

Zvicra ka hekurudhat më të mira në Evropë

Zvicra ka hekurudhat më të mira në Evropë

Hekurudhat zvicerane janë në krye të listës së raportit së kryer së fundi nga rrjeti i hekurudhave të Evropës.

Ishin gjithsej 16 qytete evropiane, hekurudhat e së cilave ishin pjesë e këtij krahasimi, që nxori Zvicrën në vendin e parë, pas një lufte të ashpër me hekurudhat e Gjermanisë.


Për familje me fëmijë, pasagjerë me nevoja të veçanta, sporte të dimrit, hekurudhat zvicerane dolën të pamposhtura.

Mirëpo të dytat u renditën sa i përket ushqimit, pasi që shërbimet kryesisht u vlerësuan si të shtrenjta.

Është hera e dytë brenda pak muajsh që shërbimi hekurudhor i Zvicrës vlerësohen për punën e tyre. Në Prill morën vendin e parë sa i përket performancës për vitin 2017, duke lënë prapa Danimarkën, Finlandën dhe Gjermaninë. /Telegrafi/