Qëllimi i BE-së ishte mjaft ambicioz. Një milion predha artilerie donte të ofronte Evropa deri në mars për Ukrainën, në mënyrë që të zmbrapste superfuqinë ushtarake të Rusisë në luftë. Por, premtimi nuk mund të mbahet edhe dy vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë më 24 shkurt 2022. Këtë u desh ta pranonin pak ditë më parë edhe ekspertët në Konferencën e Sigurisë në Munih (16-18 shkurt) Arsyeja qëndron në strukturën dhe funksionimin e industrisë së luftës. Megjithatë, ka shenja shprese. Industria e armatimit po i rrit kapacitetet prodhuese. Edhe bashkëpunime të reja mund t’i vijnë në ndihmë Ukrainës.
Si me koncernin gjerman, Rheinmetall. Koncerni prodhon ndër të tjera tanke për Bundesverin, por edhe municione për tanket kundërajrorë, Gepard, që përdoren edhe në Ukrainë. Kursi i aksioneve të Rheinmetall-it, që nga fillimi i luftës në Ukrainë është katërfishuar. Rheinmetall punon ndërkohë në disa fabrika me tre turne dhe planifikon ndërtimin e fabrikave të reja. Ndërkohë që, politika, me në krye ministrin e Mbrojtjes, Boris Pistorius, SPD-ja kërkon që ushtria gjermane të “jetë e aftësuar në rast lufte”, për të trembur Rusinë në rast të një sulmi të mundshëm kundër një vendi të NATO-s. Por, kjo po zgjat shumë më tepër se e kanë pritur edhe ekspertët për një vend si Gjermania që renditet tek pesëeksportuesit kryesorë të armatimit në botë, sipas Institutit të Stokholmit, SIPRI, (Stockholm International Peace Research Institute).
Në një kohë që Rheinmetall-i mund të financojë shpejt nga rezervat e veta investimet në prodhimin e armatimeve, kompani më të vogla e kanë shumë më të vështirë, thotë drejtori ekzekutiv i Shoqatës Federale të Industrisë së Sigurisë dhe Mbrojtjes, BDSV, Hans Christoph Atzpodien në bisedë me DW. Atzpodien bën fjalë për 200 kompani në sektorin e industrisë së armatimit. Prej tyre, më shumë 80 përqind nuk kanë më shumë se 300 punonjës. “Mes tyre shumë janë tejet të specializuara”, thekson Atzpodien. Pra, ato prodhojnë produkte me të cilat furnizohen të tjerët, pra është një nivel klasik i kompanisë së mesme gjermane.
Qeveria gjermane bëri të ditur së fundmi se do të arrijë këtë vit objektivin e investimit dy përqind të prodhimit të brendshëm bruto për NATO-n. Gjermania e arrin këtë objektiv, vetëm sepse krijoi fondin e posaçëm 100 miliardë euro për mbrojtjen, të cilin kancelari gjerman Olaf Scholz e bëri të ditur pas fillimit të luftës në Ukrainë. Me këto fonde do të financohen ndër të tjera edhe avionë luftarakë amerikanë, F35.
Kurse, buxheti i rregullt i ushtrisë gjermane mbetet pak a shumë i pandryshuar. Por, pikërisht tek ky buxhet i kanë sytë kompanitë e vogla të industrisë së armatimit, thekson eksperti Jürgen Fischer për DW. Fischer është kryeredaktor i Revistës Evropiane për Sigurinë dhe Teknikën. “Ne kemi nevojë për porosi prodhimi”, u shpreh një përfaqësues i industrisë së armatimit në Konferencën e Sigurisë në Munih, në takimin “Boshllëqet evropiane të prodhimit të mbrojtjes”.
Ministri ukrainas për industritë strategjike, Aleksander Kamyshin, pjesëmarrës në këtë takim në Munih tha se “po ecet përpara”. Dy vite pas pushtimit rus, Kamyshini u takua me përfaqësues të industrisë gjermane të armatimit për të diskutuar bashkëpunime të ndryshme. Në janar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, kishte bërë të ditur bashkëpunime të tilla të industrisë së armatimit në Ukrainë me kompani të BE-së. Ukraina vetë po përpiqet të prodhojë më shumë municion dhe armatime luftarake me mbështetjen e evropiane.
Por, problemet e prodhimit të armëve që ekzistojnë në Evropë po përzihen gjithnjë e më shumë me problemet që ka Ukraina. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tërhoqi vëmendjen për një problem tjetër. Granatat evropiane 155 milimetërshe të vendeve mbështetëse evropiane kanë problemin se përshtaten shpeshherë vetëm për disa lloje të caktuara të sistemeve të artilerive. “Në terren ky është problem i madh”, tha Kuleba. “Ne nuk mund ta përdorim të njëjtin municion për sisteme të tjera armatimi”. Edhe NATO e ka identifikuar këtë problem. Predhat kanë vërtet të njëjtën madhësi, por teknika e funksionimit është për goditje është e ndryshme. Përafrimi i predhave ka dështuar deri tash për shkak të burokracisë ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s.
Kështu, BE-ja nuk e realizoi dot premtimin e saj të furnizojë shpejt dhe më mirë me municion Ukrainën. Por, shpresa vjen nga presidenti çek, Petr Pavel, i cili ka premtuar ndihma. Ministria e Mbrojtjes në Pragë dhe prodhuesit në vend kanë gjetur një zgjidhje për të furnizuar Ukrainën me granata të caktuara. “Me sa di unë, kompanitë tona kanë identifikuar 500 mijë predha të kalibrit të NATO-s, 155 milimetërshe, dhe 300 mijë predha të kalibrit 122 milimetra”, tha Pavel. Mbetet të zgjidhet çështja e financimit.
Edhe Gjermania do të përshpejtojë ndihmat. Me qëllim që të rritet prodhimi në fabrikat e armatimit, do të ketë në të ardhmen më shumë garanci nga qeveria gjermane. Këtë e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, duke shprehur optimizmin se një hap i tillë do të ndihmojë si ushtrinë gjermane edhe Ukrainën. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

"Do të bëj një rrezikim" - Gjesti e paralajmëroi një ditë më parë 'arratisjen' nga BBVA gjatë një bisede me Eglin?

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe