LAJMI I FUNDIT:

Zvarriten punimet në pikën kufitare Bellanoc-Stançic

Zvarriten punimet në pikën kufitare Bellanoc-Stançic

Ndonëse ishte paraparë që të hapej në muajin gusht, pikën kufitare e përbashkët mes Kosovës dhe Maqedonisë se Veriut nuk pritet të hapet të paktën deri në shtator të këtij viti.

Ky projekt që pritet të funksionalizohet në shtator të këtij viti kishte dështuar disa herë.


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ai i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani dhe ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar vunë gurthemelin e këtij objekti kufitar në qershor të viti 2018.

Zyrtarë të dy shteteve atë kohë siguruan se në janar të vitit 2019 pika kufitare Bellanoc-Stançiq do të hapej, por as pas shtatë muajsh një gjë e tillë nuk ndodhi.

E si duket kjo nuk do të ndodhë as në muajin gusht kur edhe është paraparë që të hapet.

Në ministrinë e Punëve të Brendshme kanë deklaruar për lajmi.net se punimet në këtë pikë kufitare pritet që të përfundojnë në gusht dhe se deri në shtator shpresojnë se do të bëhet hapja e kësaj pike.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj ka thënë për lajmi.net se ende nuk kanë përfunduar punimet.

“Me 28 përfundojnë punimet, faktikisht duhet të përfundojnë. Sipas kontratës me kompaninë kontraktuese punimet duhet të përfundojnë më datë 28 Gusht 2019. Pastaj janë procedurat protokollare, ajo se kur organizohet hapja e pikës. Në shtatorë besojë, me 28 gusht faktikisht dorëzohet edhe në shtatorë po besojë derisa të rregullohet agjenda dhe çështjet protokollare”, ka thënë Xhemajlaj.

Shuma e përgjithshme e projektit kap vlerën e 1.2 milionë euro të siguruar nga Bashkimi Evropian. Në ditën e vënies së gurthemelit në qershor të vitit të kaluar u tha se projekti pritet të përfundojë në fund të 2018.

Kjo pikë është ndërtuar në konceptin e menaxhuar të kufirit, me një pikë të përbashkët kufitare.

Faza e parë përfshin udhëtarët dhe automjetet dhe në të ardhmen e afërt do të ketë mundësi edhe për transportin e mallrave./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori