LAJMI I FUNDIT:

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka sqaruar se çfarë mund të ndodhë nëse kryeministri Albin Kurti refuzon të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në Prokurorinë Speciale.

Sallahu, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar nenin 132 të Kodit për Procedurën Penale lidhur me mosparaqitjen e dëshmitarit.

“Janë dy situata që i rregullon neni 132 i Kodit për Procedurën Penale lidhur me mosparaqitjen e dëshmitarit për të dëshmuar: E para, ka të bëj për mosparaqitje.  E dyta, për refuzim të dëshmisë”, ka shkruar Sallahu, transmeton Telegrafi .


Tutje ai ka thënë se “sipas paragrafit të parë të nenit 132 të KPK-së, për mosparaqitje, mund të dënohesh nga gjyqtari i procedurës paraprake vetëm (jo me burg) me gjobë”.

“Pra, për secilën mosparaqitje dënohesh deri në 250 euro. Kësisoj, për mosparaqitje, dënimi shqiptohet vetëm me gjobë dhe se është përfundimtar, e i vazhdueshëm derisa nuk paraqitesh.  Nëse paraqitesh, por nuk dëshmon së pari dënohesh me gjobë deri në 250 euro dhe më pastaj dënohesh me burg deri në 1 muaj. (shih pjesën e fundit të paragrafit 1 dhe paragrafin 2 të nenit 132)”.

Sallahu ka sqaruar se “pas mbajtjes së dënimit efektiv (me burg) gjyqtari nuk mund të urdhërojë dëshmitarin për të dëshmuar për rastin identik”.

“Secili vendim tjetër i gjykatës, është shkelje brutale e lirive dhe të drejtave të njeriut të përcaktuar me Kushtetutë dhe konventa ndërkombëtare!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër me të cilin e obligon kryeministrin Albin Kurti që të paraqitet më Prokurorinë Speciale, në cilësinë e dëshmitarit për çështjen e rezervave shtetërore.

Avokatë e analistë tregojnë nëse mund të lëshohet urdhër arrest për Kurtin
Lexo po ashtu Avokatë e analistë tregojnë nëse mund të lëshohet urdhër arrest për Kurtin

Urdhri për tu paraqitur kryeministri Krti në prokurori si dëshmitar vjen në ditën kur Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se i është drejtuar përmes një letre Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke kërkuar që ta obligojë Prokurorinë Speciale që të marrë dëshminë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, brenda zyrës së tij në Qeveri.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se gjyqtari i procedurës paraprake ka lëshuar urdhrin për dëshmi duke u bazuar në kërkesën e Prokurorisë Speciale.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me Urdhër të gjykatës të datës 21.02.2025 ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.   Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025, përmes emalit ka pranuar përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit, lidhur me Urdhrin e lartë-theksuar të gjykatës”, ka thënë Gashi.

Më 19 shkurt, Gjykata Themelore konfirmoi se Prokuroria Speciale i ka kërkuar asaj që ta urdhërojë kryeministrin Kurti që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, pasi Kurti kishte refuzuar dy ftesat e mëparshme.

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik
Lexo po ashtu Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Ndërkohë, Zyra e Kryeministrit, përmes një shkrese drejtuar Gjykatës Themelore ka kërkuar që të obligojë Prokurorinë Speciale të marrë dëshminë e kërkuar brenda zyrës së kryeministrit, Albin Kurti, lidhur me çështjen e rezervave shtetërore.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se Kurti nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij në lidhje me çështjen në fjalë, por që kërkon që intervistimi të bëhet në zyrën e kryeministrit, transmeton Telegrafi.

“Rrjedhimisht, nuk mund të mos shohim çdo veprim të Prokurorisë Speciale si politikisht të motivuar e publikisht të paarsyetuar. Andaj, për qëllim të kthimit të besimit të publikut në institucionet e pavarura e të paanshme të drejtësisë, ashtu si dëshiron ta shohë çdo qytetar i Republikës së Kosovës e edhe Kryeministri Kurti, Gjykata e nderuar duhet të shqyrtojë çdo detaj të ndërlidhur me ftesën e Prokurorisë dhe të veprojë duke u bazuar në rrethanat e rastit, qysh e kërkon legjislacioni në fuqi dhe gjykimi i paanshëm i një gjyqtari të drejtë. Prandaj, për të shmangur manipulimet politike dhe spekulimet e panevojshme, Kryeministri ka kërkuar një format të qartë dhe të drejtpërdrejtë të bashkëpunimit”, thuhet në shkresën drejtuar Gjykatës Themelore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Plagosjet aksidentale nga policët e rinj, ekspertët flasin për shkaqet

Plagosjet aksidentale nga policët e rinj, ekspertët flasin për shkaqet

Siguri
Kalo në kategori