Më 21 tetor në Cyrih të Zvicrës do të mbahet festivali i komedisë, "Zurich Shqip Up Comedy".

Eventi i cili organizohet nga komuniteti shqiptar i Zvicrës, këtë vit ka marrë përmasa edhe më të mëdha dhe do të mirëpresë edhe të ftuar të huaj.


"Zürich Shqip Up Festival" ka prezantuar së fundmi artistët pjesëmarrës të 'stand up comedy' si dhe në të njëjtën kohë ka nxjerr në shitje edhe biletat.

373282562 1283895542247457 7021216332021606543 n e1693665535534

Nën moderimin e Shqipe Sylejmanit, skena e "Zurich Shqip Up Comedy" do të mirëpresë aktorë të njohur shqiptarë si:Avni Shkodra, Ernest Zymbery, Edi Kastrati, Kushtrim Qerimi, Olivia Romir Zalla dhe Valina Muçolli.

Vitin e kaluar ishin te gjitha biletat e shitura tri javë para natës së performimit, kështu që kushdo që ka vendosur të marrë pjesë, inkurajohet që të mos presë deri në fund për të rezervuar vendin e tij/saj.

Biletat mund t'i blini duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

372160594 1030405584802858 7122636509024420371 n