Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu bëri të ditur se kanë përfunduar të gjitha obligimet sa i përket marrëveshjes me “Elektro Severi” në veri të vendit, por shtoi se procesi ka ngecur te pika që ka të bëjë me nënshkrimin e kontratës komerciale me KEDS-in.
Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Fejzullahu ka folur edhe për importin e energjisë elektrike, ku tha se për vitin 2022 çmimi mesatar i importit të rrymës ka qenë mbi 268 euro më i lartë se në vitin 2021.
Anëtari i Komisionit, Driton Hyseni ka kërkuar sqarim nga drejtues të ZRRE-së për rastet e ndërprerjeve të energjisë elektrike, ku me ç’rast tha nuk ka pasur masa ndëshkimore ndaj KEDS-KESCO.
“Periudha nëntor, vjetor në vend kemi mbi 23 mijë raste të ndërprerjes të energjisë elektrike, një pjesë janë të planifikuar e një tjetër jo. Si ZRrE pas evidentimit të këtyre rasteve ju nuk keni ndërmarrë ndonjë veprim ndëshkimor ndaj operatorit. Sa operator pas monitorimit tuaj kanë arrit ta përmirësojnë gjendjen në terren, nëse vazhdohet me këtë ritëm dhe a konsideroni ta merrni ndonjë rast për ndëshkim”, ka thënë Hyseni.
Për këtë Fejzullahu tha se shumica e ndërprerjeve të energjisë elektrike tash e tutje ndodhen për shkak të rregullimeve që bëhen në rrjet nga investimet.
Ndërsa, sa i përket reduktimeve që kanë ndodhur në mënyrë indirekte, ai tha se ka pasur penalizmi ndaj KEDS-it dhe KESCO-s.
Gjatë këtij raportimi në Komisioni, ai ka folur edhe për rritjen e çmimit të rrymës mbi 15 për qind nga 1 prilli për të gjitha kategoritë e konsumatorëve në vend. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Një e-mail i dërguar nga një punëtore te Jeff Bezos zbulon mangësitë e sistemit të pagave, Amazon fillon hetimin

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë