LAJMI I FUNDIT:

Zoran Stavreski i pakapshëm për PSP

Zoran Stavreski i pakapshëm për PSP

Ish ministri i financave, Zoran Stavreski nuk është i kapshëm për Prokurorinë speciale publike e cila disa herë ka kërkuar nga ai të merr pjesë në seancë dëgjimore për rastet që lidhen me përgjimet e paligjshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Stavreski disa herë ka qenë i ftuar në PSP, por ai nuk është shfaqur. Sipas burimeve të TVNova, kur ka qenë i ftuar herën e fundit nga ana e prokurorisë, ai ka dorëzuar njoftim për pushim mjekësor, me të cilin është arsyetuar se nuk do të mund të merr pjesë në dëgjim.


Burimet e Nova thonë se ka indikacione serioze se Stavreski gjendet jashtë vendit, por deri më tani nuk dihet se në cilën shtet gjendet.

Përndryshe dihet se Stavreski posedon banesë në Uashington të ShBA, të cilën edhe e kishte të paraqitur në listën anketuese si pronë e përbashkët me bashkëshorten e tij./Telegrafi/