LAJMI I FUNDIT:

Zogu përplaset në aeroplanin luftarak, përfundon më pas në motor – pilotët detyrohen të katapultohen para se të rrëzohet fluturakja në Teksas

Zogu përplaset në aeroplanin luftarak, përfundon më pas në motor – pilotët detyrohen të katapultohen para se të rrëzohet fluturakja në Teksas

Brenda kabinës së një aeroplani luftarak, është kapur momenti kur një zog përfundon i përplasur në fluturake dhe më pas në motorin e saj – duke bërë që aeroplani të rrëzohet diku në Teksas.

Pamjet e reja, shfaqin momentin kur një zog i madh përplaset në aeroplanin T-45 Goshaëk të ushtrisë amerikane, dhe që më pas përfundon në motor, transmeton Telegrafi.

Pa kaluar 30 sekonda aktivizohet alarmi që paralajmëron pilotët se duhet të katapultohen, përndryshe do të përfundojnë të përplasur në tokë.


Për fat të mirë të dy pilotët arrijnë të katapultohen, ndërsa aeroplanit i tyre përplaset mbi një shtëpi dhe përfshihet nga zjarri.

Pilotët që ishin pjesë e programit për trajnimin e pilotëve, dëgjohen duke thënë në radiolidhje se nuk do t’ia arrijnë, por ndodhi e kundërta.

Ata sot janë shëndoshë e mirë, kurse ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar e pamjet janë publikuar së fundmi pas përfundimit të hetimeve. /Telegrafi/