Zlatan Ibrahimovic për gjueti në Maqedoni (Foto)

Zlatan Ibrahimovic ka veshur çizmet e dimrit dhe me një pushkë është parë duke gjuajtur derra të egër.
Sulmuesi i Manchester United - afër largimit nga klubi sipas Jose Mourinhos - është fotografuar me disa banorët të qytetit tëç Shtipit të Maqedonisë, ku është në pushime me miqtë.
Ikona suedeze vizitoi një restorant në qytetin e gjuetisë, ku buzëqeshte me vendasit teksa fotografohej me shumëkë.
Sipas mediave lokale maqedonase, shtatgjati është ylli më i madh që ka vizituar këtë qytet, me një popullsi prej rreth 47,796 banorësh.
Ndryshe, e përditshmja britanike The Sun ka raportuar sot se 36-vjeçari është bërë me klub të ri.
Sulmuesi suedez ka pranuar kushtet e marrëveshjes me Los Angeles Galaxyn, ku edhe do të shkoj gjatë ditës së sotme për të kaluar testet mjekësore. /Telegrafi/


































































