LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 3° partlycloudy_night

Zjarri i së dielës në viset malore të Shtimes shkaktoi dëme të mëdha

Zjarri i së dielës në viset malore të Shtimes shkaktoi dëme të mëdha
Ilustrim

Një zjarr i fuqishëm që ka shpërthyer mbrëmjen e së dielës në zonën malore të fshatrave Carralevë, Karaçicë dhe Dugë në komunën e Shtimes, ka shkaktuar dëme mjaftë të mëdha në sipërfaqën e pyjeve. Zjarrfikësit e kësaj komune gjatë gjithë natës të së dielës kanë qëndruar në këto zona malore derisa e kanë lokalizuar e gjithë zjarrin.

Komandanti i zjarrfikësve në Shtime, Bajram Gashi, ka thënë për Telegrafin se gjatë së dielës kanë intervenuar në gjashtë raste të zjarrve malore, andaj deri pas mesnatës kanë qëndruar në terren për ta lokalizuar gjendjen.

Ai i bën thirrje qytetarëve që mos të ndezin zjarre dhe ta ruajnë ambientin.


“Pas një dite të vështirë, kemi arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe kemi parandaluar përhapjen e tij në zonat malore. Në këto lokalitete zjarri është përhapur në disa pjesë, mirëpo ne kemi qëndruar deri pas mesnatës në terren me të gjitha ekipet derisa e kemi lokalizuar e gjithë zjarrin dhe sot e kemi gjendjen e qetë. Zjarri i së dielës në viset malore të kësaj komune ka shkaktuar shqetësime për sigurinë e mjedisit natyror”, ka thënë Gashi./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori