LAJMI I FUNDIT:

Zjarri përfshiu pullazin e një ndërtese në Ferizaj, evakuohen banorët

Zjarri përfshiu pullazin e një ndërtese në Ferizaj, evakuohen banorët
Foto: Ilustrim

Një incidenti zjarri ka ndodhur të premten në Ferizaj, ku zjarri kishte përfshirë pullazin e një ndërtese.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli.

“Më datë 18.01.2025, rreth orës 01:10, kemi pranuar një informacion për një incident zjarri në një ndërtesë banimi, ku pullazi i saj ishte përfshirë nga flakët. Policia e NJRSH-së dhe policia e rendit nga stacioni i Ferizajt reaguan menjëherë, duke evakuuar të gjithë banorët. Pas tyre, zjarrfikësit mbërritën dhe arritën ta lokalizojnë zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar”, tha ai.


Veseli shtoi tutje se lidhur me rastin, prokurori i shtetit është njoftuar dhe nën autorizimin e tij, kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori