Zjarri përfshin një pronë në Prekaz, shkaktohen disa dëme materiale

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një pronë private në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, transmeton Telegrafi.
"Raportohet se si pasojë e një zjarri që është shkaktuar për shkaqe të panjohura janë djegur disa pajisje bujqësore, disa pemë, material ndërtimor, rrethoja e oborrit etj. pronë e dy ankuesve m/k", thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































