LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në Berovë kaplon rreth 40 hektarë tokë

Zjarri në Berovë kaplon rreth 40 hektarë tokë

Ekipet e Njësitit territorial kundër zjarrit nga Berova dhe Pyjet e Maqedonisë dy ditë janë duke shuar zjarrin në fshatin e Berovës-Rusinovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ashtu siç deklaroi drejtori Pyjet e Maqedonisë, Nikolla Atanasov, zjarri në vendin Marina Laka sot në mëngjes, rreth orës 8, është lokalizuar, përderisa ende ka zjarr në një lokacion tjetër ku kap sipërfaqen rreth 30 hektarë, kurse në lokacionin e parë ka sipërfaqe prej 10 hektarë.


Ai shton se të dy zjarret janë shkaktuar nga kashtat e ndezura ose zjarri të cilin e kanë ndezur fermerët. /Telegrafi/