LAJMI I FUNDIT:

Zjarri mbetet jashtë kontrollit, të tjerë njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në ishullin spanjoll të Tenerife

Zjarri mbetet jashtë kontrollit, të tjerë njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në ishullin spanjoll të Tenerife

Më shumë njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në ishullin spanjoll të Tenerife të shtunën në mëngjes, pasi një zjarr që shpërtheu në veri të ishullit mbeti jashtë kontrollit, por flakët deri më tani kanë shmangur zonat kryesore turistike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, flakët e ashpra “ndezën” qiellin e natës vonë gjatë natës nga e premtja në të shtunë.


Zjarri shpërtheu të mërkurën në një park kombëtar malor rreth vullkanit Mount Teide – maja më e lartë e Spanjës – mes motit të nxehtë dhe të thatë.

Udhëheqësi rajonal Fernando Clavijo, duke folur vonë të premten, tha se rreth 5,000 hektarë ishin prekur me një perimetër prej 50 kilometrash – dhe 7,000 njerëz u evakuuan ose u mbyllën në shtëpitë e tyre.

Më herët gjatë javës, Clavijo e quajti zjarrin më kompleksin me të cilin janë përballur Ishujt Kanarie në 40 vjet, për shkak të një kombinimi të motit të nxehtë, të thatë dhe me erë, si dhe terrenit të vështirë.

“Moti ka ndryshuar dhe na është dashur të evakuojmë qytetet në veri të Tenerife-s, konkretisht pesë zona”, u tha gazetarëve të shtunën Manuel Miranda, këshilltar rajonal për Politikat Territoriale, Kohezionin Territorial dhe Ujërat.

Miranda tha se temperaturat ishin rritur gjatë natës, ndërsa lagështia kishte rënë dhe era ishte më me intensitet.

Ai tha se më shumë evakuime ishin të nevojshme për shkak të “rrezikut dhe afërsisë së zjarrit”, duke shtuar se deri më tani autoritetet “kanë shmangur çdo humbje njerëzore… dhe ky është objektivi ynë kryesor”.

Siç bëhet e ditur më tej, zonat e njohura turistike të ishullit deri më tani kanë mbetur të paprekura dhe dy aeroportet e tij kanë funksionuar normalisht.

Ndryshe, vapa përvëluese dhe moti i thatë këtë verë kanë kontribuar në zjarret jashtëzakonisht të rënda në Evropë dhe Kanada.

Zjarret në ishullin Maui të Hawait në fillim të këtij muaji vranë më shumë se 110 njerëz dhe shkatërruan qytetin turistik historik të Lahaina.

Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës ka çuar në ngjarje më të shpeshta dhe më të fuqishme të motit ekstrem. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori