LAJMI I FUNDIT:

Zjarri masiv në Vlorë, arrestohen dy punonjës pastrimi-nën hetim një 14-vjeçar

Zjarri masiv në Vlorë, arrestohen dy punonjës pastrimi-nën hetim një 14-vjeçar

Autorët e zjarrit të një dite më parë në Vlorë janë identifikuar nga policia.

Ata janë Sardi Dalipaj, 26 vjeç, banues në fshatin Bishan dhe Fatmir Rrapaj, 64 vjeç, banues në fshatin Mifol, punonjës të një firme pastrimi si dhe u vu nën hetim në gjendje të lirë E. D., 14 vjeç, për shkak të moshës.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, anës rrugës së vjetër Vlorë -Novoselë dhe si pasojë zjarri, i favorizuar dhe nga era, ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke me ullinj dhe bimësi të ndryshme në fshatrat Panaja dhe Bestrovë.

Vlorë

Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve.

Dogjën me zjarr një sipërfaqe toke me ullinj dhe bimësi, vihen në pranga dy shtetas procedohet penalisht një i tretë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Sardi Dalipaj, 26 vjeç, banues në fshatin Bishan dhe Fatmir Rrapaj, 64 vjeç, banues në fshatin Mifol ( punonjës të një firme pastrimi) si dhe proceduan në gjëndje të lirë për shkak të moshës, shtetasin e mitur me iniciale E. D., 14 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë ndezur zjarr, për djegien e mbeturinave, anës rrugës së vjetër Vlorë -Novoselë dhe si pasojë zjarri, i favorizuar dhe nga era, ka dal jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke me ullinjë dhe bimësi të ndryshme në fshatrat Panaja dhe Bestrovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm. /Tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori