Zjarrfikësit e Gjakovës pajisen me dy motoçikleta për intervenime në terrene të vështira

Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë është pajisur me dy motoçikleta të reja, të cilat do të përdoren për intervenime në terrene të vështira dhe zona ku qasja me automjete të zakonshme është më e kufizuar.
Donacioni është mundësuar nga The HALO Trust dhe synon të rrisë kapacitetet e zjarrfikësve për reagim më të shpejtë dhe më efikas në raste emergjente, veçanërisht në zonat malore dhe terrenet e vështira.
Nga Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë kanë shprehur mirënjohje për The HALO Trust për këtë mbështetje dhe për kontributin në forcimin e kapaciteteve të shërbimeve emergjente. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































