Rreth 80 ushtarë u nisen në mëngjes nga batalioni i Vaut të Dejës për në Qafën e Kumbullës dhe në Domgjon, malin e Munellës ku situata me zjarret mbetet serioze ne bashkinë e Mirditës.
Shefi i zjarrfikëseve në Mirditë Agim Lleshaj, tha se është njoftuar nga Qendra Kombëtare Operacionale në Ministrinë e Mbrojtjes se do ketë mbështetje nga ajri me helikopterët e ardhur nga Çekia.
Një tjetër vatër serioze është ajo në fshatin Thirrë, në qarkun e Lezhës, ku puna vijon për vënien nën kontroll nga ana e FA, punonjësve të shërbimeve vendore, por edhe me ndërhyrje nga ajri. Vatra më e nxehtë është ajo në Majën e Rrunës, në Kukës pikërisht në pjesën sipër tunelit të Kalimashit. Është vënë nën kontroll vatra në zonën e quajtur Laku i Thive.
Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit, në fshatin Lalm të komunës Kolsh të Lezhës janë disa vatra zjarri që po përhapen. Janë djegur pemë,shkurre, ndërsa nuk ka rrezik për banesat.
Flakët vazhdojnë edhe në ditën e dytë në fshatin Gjorgoz te Fierit. Veç zjarrit në pyllin me pisha, në kodrën përballë është hapur edhe një vatër e re zjarri. Dhjetëra hektarë pyll me pisha janë shkrumbuar ndërkohë që sipërfaqe të tëra më pisha vazhdojnë të jenë nën flakë.
Ndërkohë në kodrat e Cakranit janë dy vatra aktive, rreth 1 km vijë zjarri. Po digjen pishat nën kurorë, ndërsa zjarri është larg zonës së banuar. Për shuarjen e flakëve këtë të diel është kërkuar ndërhyrja e helikopterit ose e forcave të ushtrisë. Shërbimi zjarrfikës i Fierit vazhdon të jetë në terren duke punuar për neutralizimin e flakëve. Në ndihmë kanë shkuar edhe zjarrfikës nga Patosi e Roskoveci.
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Radostinë në Fier. Zjarri është përhapur në të gjithë sipërfaqen e kodrës në këtë zonë duke djegur ullishte.
Forcat zjarrfikëse qe janë në gadishmëri, pasi pjesa më e madhe janë duke luftuar me dy vatrat e zjarrit në fshatin Gjorgoz, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke u munduar të shuajnë flakët. Zjarri, i ndihmuar edhe nga era po përhapet me shpejtësi./tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ilire Dauti: Lojërat e fatit nuk janë mbyllur, por janë shtuar edhe më shumë

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Andonovski: Me ndryshimet në Ligjin për komunikime elektronike parandalojmë organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit online

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania